Kryetari i Komisionit për Buxhet, Armend Muja u ka rekomanduar deputetëve që të miratojnë projektligjin për buxhetin e vitit 2022.
Sipas tij, buxheti i propozuar prej 2,7 miliardë euro është më i larti në historinë e Kosovës.
Në seancën e jashtëzakonshme për shqyrtimin në lexim të dytë të buxhetit ka theksuar se në disa mbledhje është shqyrtuar ky projektligj për ndarjet buxhetore të vitit 2022.
“Kuvendit i rekomandojmë miratim të këtij projektligji numër 08L066 mbi ndarjet buxhetore 2022. Këtë projektligj e kemi diskutuar gjerë e gjatë është shqyrtuar ka pasur edhe grupe punuese që kanë dëgjuar gjitha këto kërkesa buxhetore. Ka pasur po ashtu edhe konsultime me ministritë e linjës sa i përket kësaj”, ka thënë ai.
Derisa ka përmendur, siç tha ai, të arriturat e Qeverisë Kurti në të hyrat buxhetore, ai theksoi se prioritet i këtij projektligji është luftimi i varfërisë dhe përkrahja e bizneseve.
Po ashtu, Muja theksoi se për herë të parë qeveria ndan buxhet prej më shumë se 100 milionë euro për Ushtrinë e Kosovës shkon për mbi 100 milionë euro.