Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person në Gjakovë, pasi i njëjti dyshohet për mashtrim.
Sipas Policisë, personi që u arrestua, dyshohet se më 8 tetor, e ka mashtruar personin të cilit ia kishte marrë një veturë në shfrytëzim, në një Rent a Car.
Në njoftim thuhet se ai e ka mashtruar viktimën dhe e ka dërguar veturën në Shqipëri,
Lidhur me këtë rast, i dyshuari është dërguar në mbajtje.