Shoqata e Gastronomëve të Kosovës (ShGK) dhe Oda e Hotelerisë dhe Turizmit do të protestojnë sot.
“Boll ma” është edhe thirrja që ata po bëjnë për institucionet shtetërore për masat dhe kufizimet që iu është bërë këtij sektori.
Protesta është paralajmëruar të mbahet sot në ora 13:00 tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Gastronomët thonë se durimit të tyre i ka ardh fundi, duke theksuar se Qeveria e Kosova po i mbyll pa u dhënë asnjë ndihmë.
Postimi i gastronomëve bërë ditë më parë:
BOLL MA!
Durimit tonë i ka ardhë fundi!
Jemi tu duru që 19 muaj duke i mbajtë mbyllë Klubet e Natës e Sallat e Dasmave, pa asnjë mbështetje. Kafiterive e restauranteve vetëm po ju keqësohen punët përditë me rritje enorme të çmimeve, me kujdes ndaj konsumit, dhe ulje të profitit.
Qeveria e Kosovës po na kufizon e po na mban mbyllë, pa na dhënë asnjë ndihmë. Na kanë burgosë e as bukë spo na japin. Po i thërrasim e spo na përgjigjen. Po i kërkojmë pak mëshirë, e të burgosur po na vrasin përditë.
Që 3 muaj jemi të shëruar e të vaksinuar, e kjo Qeveri po na mbajnë të izoluar.
Po na shkatërrojnë ekonominë, e po na e rrisin varfërinë!
BOLL MA! Durimit tonë i ka ardhë fundi!
Ju ftojmë ti bashkoheni zërit të Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës dhe Odës së Hotelierisë e Turizmit të Kosovës, duke qenë pjesë e protestës sonë të madhe, për ti mbrojtur të drejtat tuaja dhe idealin tonë, për ta shpëtuar shëndetin tonë e mirëqenien tuaj!
Të mërkurën më 15 Dhjetor, në ora 13:00, të gjithë në sheshin “Skënderbeu”, para Qeverisë!