Në Kuvendin Komunal në Klinë, u diskutua për fatin e personave të pagjetur në këtë komunë.
Kryetari i Shoqatave për të pagjeturit në Klinë, Zeqir Morina, u takua me familjarët e personave të zhdukur, ndërsa morën pjesë edhe nënkryetarja e Klinës, Marçe Selmani, Binak Syla dhe Drejtoresha e Kulturës, Fationa Gashi.
Morina, në një postim në FB ka thënë se janë trajtuar shumë çështjeve, e që pati edhe vërejtje nga ana e familjarëve për trajtimin e plagës së tyre.
“Sot me 14 Nëntor ,takim me Familjar të përsonave të Zhdukur në Komunën e Klinës takimi u mbajt në sallën e kuvendit komunal të Klinës . Morën pjesë Andin Hoti , Kushtrim Gara , Bajram Qerkini , përfaqësues të shoqatës për të Zhdukur të Klinës si dhe nënkryetarja e posa zgjedhur Marçe Selmani , Binak Syla dhe drejtoresha e kulturës Fationa Gashi
Takimi i radhës për çështjen e përsonave të zhdukur . U trajtuan çështje të ndryshme . Kishte vrejtje nga ana e familjarëve sa i përket trajtimit të kësaj kategorie , trajtimi nuk është në nivelin e duhur , nuk janë as përafërt me kategori tjera të dalura nga lufta çlirimtare”, ka shkruar Morina në FB.