Sonte janë mbajtur dy tubime të fuqishme të degës së LDK-së në Klinë. Në ora 18:00 është mbajtur në Gremnik. Aty banorët i mirëpritën kryetarin e LDK-së në Klinë, Fadil Gashi, kandidaten për deputete, Mirjeta Kalludra, Isuf Berisha dhe Ukë Berisha, kurse në Sferkë në ora 19:00, LDK u prit fuqishëm me një mbështetje të madhe nga banorët e këtij fshati, i madh e i vogël. Ata i japën besimin LDK-së për fitore më 6 tetor.