Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës kanë paralajmëruar se do të marrin masa radikale në rast se qeveria e Kosovës nuk e aprovon Ligjin e Pagave.
Në një njoftim për media FSSHK kanë bërë të ditur se nëse deri më 15 dhjetor nuk ka reflektim nga ana e qeverisë ata do të vazhdojnë me masa më radikale sesa greva 8 orëshe,
Sipas këtij njoftimi, puna do të ndërprehet në të gjitha institucionet publike shëndetësore që nënkupton spitalet rajonale, Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe të gjitha institucionet e tjera.Ky është njoftimi i plotë:
Sot në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është diskutuar në lidhje me ecurinë e Grevave të organizuara ditë më parë si dhe qështjet e ngritura para Qeverisë nga kjo Federatë.Këshilli Drejtues bën thirrje edhe njëherë që Ligji mbi Pagat të procedohet, miratohet dhe implementohet me buxhetin e vitit 2022.
Këshilli Drejtues i FSSHK unanimisht kërkon nga Qeveria e Republikës së Kosovës që nëse Ligji i Pagave nuk kalon të ketë rritje të pagave për të gjithë të punësuarit në sistemit shëndetësor në lartësi prej 50% dhe kjo bazuar në faktin se nuk ka pasur rritje pagash që nga viti 2014.
Këshilli Drejtues i FSSHK-së ia kujton gjendjen e rëndë të punëtorëve shëndetësor si pasojë e inflacionit dhe shtrejtimit të jetës,rritje kjo e cila do të ndikonte në zbutjen e kësaj gjendje,kjo rritje do të vlente deri në fillimin e implementimit të Ligjit të Pagave.
FSSHK deri me datën 15 Dhjetor do të bisedojë me secilin anëtar të vet dhe njëkohësisht pret reflektim nga Qeveria për të cilën ka formuar një grup negociues,nëse edhe kjo nuk ndodh,FSSHK paralajmëron masa radikale sindikale, siç është ndërprerja e punës në të gjithë institucionet publike shëndetësore.
Mbesim me shpresë që Qeveria do të reflektojë në të kundërtën për të gjitha pasojat e mundshme përgjegjësinë e bartë vet Qeveria e Republikës së Kosovës.Me respekt,Këshilli Drejtues i FSSHK-së. /