Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat minimal 0:1 në udhëtim ndaj Wolves, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 15-të në Premierligë.
Pjesa e parë u mbyll ashtu edhe siç nisi, pa porta të tundura, por me shumë mundësi, sidomos nga mysafirët.
Goli i vetëm i ndeshjes u realizua në minutën 90+4 nga Origi.
Kështu, Liverpooli e shfrytëzon humbjen e Chelseat nga West Ham sot dhe e merr primatin në tabelë.
“Reds” tani kanë 34 pikë, një më shumë se Chelsea.