Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me COVID-19 është 314.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 801, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 kanë vdekur 2,984 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi dy mijë doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.617.512 doza të vaksinës.
Deri më sot mbi 762 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.