Një i burgosur ka vdekur në Spitalin Rajonal të Pejës sot rreth orës 6:55.
S. L. dy javët e fundit ka qenë i vendosur në Spital për shkak të gjendjes shëndetësore.
Sipas njoftimit i burgosuri, që nga pranimi, tërë kohën ka qenë i hospitalizuar në Stacionarin e Burgut të Qendrës Korrektuese Dubravë, ku po trajtohej për sëmundje të shumta.
“Kohëve të fundit ka pasur komplikime si pasoje e metastazave tumorale, të cilat janë shprehur me ascit (lëng në abdomen) dhe rertentio urinae, si dhe komplikime të tjera, të cilat i kanë vështirësuar funksionimin për të cilin është kujdesur stafi mjekësor i stacionarit, në vazhdimësi”, thuhet në njoftim. I njëjti ishte i dënuar për Veprën Penale; Vrasje e rëndë.
Tutje thuhet se organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.