Tragjedia në Gllogjan: Dyshohet për tre të vrarë, dy prej tyre nxënës që po udhëtonin në autobusin që u qëllua

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para një ore në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Dyshohet se tre persona janë vrarë pas një sulmi mbi autobusin e nxënësve.

Përveç shoferit të autobusit në Gllogjan të Deçanit dyshohet se të vdekur kanë vdekur edhe 2 nxënës.

Ngjarja u konfirmua edhe nga Policia dhe Prokuroria. Por ata ende nuk kanë dhënë detaje të tjera për këtë tragjedi.

“Deri më tash personat që kanë gjuajtur me armë janë ende të panjohur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe është sulmuar autobusi që po shkonte nga Deçani për në fshatin Gllogjan. Pikërisht në këtë fshat ka ndodhur incidenti“, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës.

Edhe zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës Shkodran Nikçi e ka konfirmuar rastin për Gazetën Online Reporteri.net.

Ai ka thënë se Prokurorja kujdestare ka shkuar në vendin e ngjarjes pas marrjes së informacionit.