Gjashtë persona, të ndarë në dy grupe, janë përleshur me shufra metalike e boksa të hekurit dje rreth orës 18:30, para kafenesë “Oriental”, në Malishevë,
Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjakovë, i kanë thënë Sinjalit se katër nga personat e përfshirë në këtë rrahje kanë pësuar lëndime turpore, njëri prej tyre lëndime të rënda.
Për shkak të lëndimeve serioze në kokë, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, ai është udhëzuar që transferohet për trajtim mjekësor në QKUK.
Këto burime kanë bërë të ditur se gjatë përleshjes janë përdorur shufra metalike dhe boksa të hekurit, të cilët nuk u gjetën në vendin e ngjarjes, kur aty arriti patrulla policore.
Lidhur me këtë rast, Sinjali mëson se është ndaluar një person, i cili me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje, kurse pesë personat e tjerë të përfshirë në këtë rast, janë liruar në procedurë të rregullt./