Në Policinë e Kosovës janë raportuar shtatë raste të dhunës në shtatë qytete të ndryshme të Kosovës.
Rastet e raportuara janë nga qyteti i Prishtinës, Lipjanit, Podujevës, Suharekës, Dragashit, Mitrovicës Veriore dhe Fushë Kosovës.
Në Prishtinë një grua ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, palët pas intervistës janë liruar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullte.
Në Lipjan është arrestuar një burrë, pasi që i njëjti dyshohet se ka goditur dhe e ka dëbuar nga shtëpia një grua, me të cilën ka qenë duke bashkëjetuar. Pas konsultimit me prokurorin viktima është strehuar të një i afërm i saj ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
Në Podujevë, raportohet se është arrestuar një person pasi që i njëjti ka shkaktuar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij 10 vjeçare. Pas intervistës viktimat me dëshirën e tyre janë kthyer në shtëpi, ndërsa me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Në Suharekë është arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar një grua më të cilën ishte duke bashkëjetuar. Viktima pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor dhe është rikthyer tek prindit e saj ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistës është dërguar në mbajte.
Në Dragash është arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar nënën e tij duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima pas sulmit ka pranuar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit pas intervistës dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Mitrovicën Veriore një grua ka raportuar se ish-bashkëshorti i saj e ka kanosur përmes telefonit dhe i njëjti e ka shqetësuar djalin e saj. Lidhur me rastin palët janë intervistuar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.
Në Fushë Kosovë një person ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij. Sipas viktimës e dyshuara ka probleme psikike dhe e njëjta nuk është në gjendje të kujdeset për fëmijët e tyre. Viktimës iu është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.