Autobusi që u aksidentua në orët e hershme të mëngjesit në Bullgari, ku humbën jetën të paktën 46 persona, është i agjencisë “Besa Trans”, e cila organizon turne turistike dhe tregtare drejt Stambollit.
Sipas informacioneve të para të Alsat-m, me autobusin në fjalë udhëtonin kryesisht persona të moshës së re të cilët ktheheshin nga një ekskursion.
Më herët kryeministri Zoran Zaev tha për MIA-n se kjo është një tragjedi e tmerrshme ku 12 fëmijë janë nën moshën 18 vjeçare, ndërsa të tjerët janë të rinj rreth moshës 20-30 vjeçare. /