ONYCHOMYCOSIS ( Myku I Thonjëve )
Infeksionet mykotike të thonjëve quhën Onychomycosis. Infeksionet mykotike të thonjëve janë mjaft të shpeshta ato mund të shkaktohën nga Dermatofitet si dhe Candida albicans.
Si faktorë favorizues janë qarkullimii dobët i gjakut në gishta ( që ka pasojë kequshqyerjën e rrënjes së thoit), mikrotraumat, djersitja, lagështia, manikyri, pedikyri i kryer në menyrë joprofesionale.
Klinikisht shfaqet trashje e pllakës së thoit, ndryshim i ngjyrës si:
ngjyrë e bardhë, e verdhë, e murrme dhe të zezë.
Pllaka e thoit bëhët e brishtë dhe lehtë e thyeshme.
Diagnostikimi bazohet në pamjen klinike dhe vërtetohet përmes analizës mikroskopike.
Mjekimi: Nevoitet durim dhe përkushtim për një kohë të gjatë, pasi që thonjët rriten ngadalë . Është pothuajse e pamundur të mjekohën vetëm me terapi lokale.
Në varësi të pasqyrës klinike dhe rezultateve laboratorike mjekimi bëhët me terapi të përgjithshme dhe terapi lokale.
Foto e pacientit para dhe gjatë Mjekimit në Poliklinikën MedicAL
nga Dr. Liridona Rudari-Raci -Dermatovenerologe
Për termine:
049888970