Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në Kosovë janë 380 raste aktive me virusin COVID-19.
Në 24 orët e fundit një person ka vdekur si pasojë e koronavirusit, ndërsa janë regjistruar shtatë raste të reja dhe janë shëruar 26 pacientë.
Deri më tani, në Kosovë janë administruar 1 milion e 602 mijë e 881 doza të vaksinave, ku me dozën e parë janë vaksinuar 848 mijë e 452 persona ndërsa me të dy dozat janë vaksinuar 754 mijë e 429 persona.