Serbi vret gruan e tij shqiptare në Austri

Policia austriake e rajonit të Tirolit ka njoftuar se një serb ka sulmuar me thikë bashkëshorten e tij shqiptare në një apartament të përbashkët.

Sipas Drejtorisë Kombëtare të Policisë, një serb 59-vjeçar dyshohet se ka sulmuar me thikë gruan e tij 50-vjeçare, në banesën e përbashkët në Innsbruck. Me të arritur, në banesën ku jetonte çifti, Policia gjeti në dysheme trupin e pajetë të një gruaje, raporton albinfo.at.

“Të gjitha përpjekjet për të shpëtuar të gjallë gruan ishin të pasuksesshme”, ka thënë prokurorja Katja Tersch.

Sipas gazetës austriake “Krone.at”, duket se mes çiftit ka pasur një fjalosje dhe nga bërtitma e tyre një fqinj ka lajmëruar policinë.

Me vrasjen e sotme të shqiptares, bëhet rasti i 27-të i grave të vrara gjatë këtij viti në Austri