Liberalizimi i vizave, ambasadori i Gjermanisë takohet me Komisionin për Punë të Jashtme

Liberalizimi i vizave, ambasadori i Gjermanisë takohet me Komisionin për Punë të Jashtme

Sinjali.com
12 Nëntor 2021 08:23

Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë do të takohet sot me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, për të diskutuar rreth çështjes së liberalizimit të vizave.

Mbledhja pritet të fillojë në ora 11:00,

“Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë Jörn Rohde, lidhur me liberalizimin e vizave. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301, ora 11:00)”, bëhet e ditur në njoftim.