Më 22 shtator, Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka lansuar certifikatën elektronike të vaksinës kundër koronavirusit.
Por cilat shtete njohin zyrtarisht certifikatat e vaksinimit që lëshohen nga vendi ynë?
Në një përgjigje për Indeksonline nga Ministria e Shëndetësisë thonë se, kanë marrë kanë marrë konfirmime zyrtare përmes notave verbale nga Mbretëria e Bashkuar dhe Turqia që e njohin certifikaten digjitale të vaksinimit të Kosovës.
Por, ata thonë se edhe ka edhe shtete të tjera që qytetarët e vaksinuar në Kosovë kanë hyrë pa probleme me certifikatë të vaksinimit të Kosovës.
Se cilat janë ato shtete, nuk kanë dhënë detaje.
Tutje, MSH bën të ditur se janë duke punuar për njohjen e certifikatës së Kosovës në Certifikatën e Gjelbër për vendet e Bashkimit Evropian.
“MSh ka aplikuar në Komisionin Evropian për njohjen e green certificate dhe ekspertët e KE dhe të Kosovës janë duke punuar rreth detajeve teknike për njohjen e green certfikate të Kosovës në vendet e BE-së”, thuhet në përgjigjen e tyre.
Procesi i vaksinimit është duke vazhduar. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës.
Kurse deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./