Kryetari i degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota përmes një postimi në FB është shprehur i bindur për fitorën e 14 nëntorit.
Bashota ka thënë se kjo vjen pas takimit dhe mobilizimit me nëndegët e PDK-së në Klinë dhe planit qeverisës të Esat Racit.
Ky është postimi:
Flaka e fitores së PDK-së është ndezur në Klinë. Dhe tanimë, as pandemia apo abuzimi me pushtetin, nuk mund ta shuajë këtë flakë. E jashtëzakonshmja që shohim është se qytetarët e Klinës po tregojnë një besim të thellë dhe të palëkundur dhe një përkushtim ndaj kandidaturës së PDK-së.
Edhe nga takimin që kisha sot me kryetarët e nëndegëve të PDK-së së Gllarevës, Rigjevës, Stapanicës, Çabiqit, Zabergjës, Doberdolit dhe Caravikut, morra zotimin e tyre, e përmes tyre edhe të banorëve të këtyre fshatrave, se kandidati i PDK-së, Esat Raci do të përkrahet masovikisht.