PDK dhe LDK në Klinë bëhen bashkë për të anuluar vendimin që kufizonte orarin e punës lokaleve të natës, vendim ky i cili u mundëson sërish hapjen e lokaleve të natës në komunën e Klinës.
Në seancën e sotme të Kuvendit Komunal të Klinës, asamblistët e PDK-së dhe LDK-së votuan për anulimin e një vendimi që vet kishin votuar në seancën e kaluar.
Vendimi që kufizonte orarin e punës të lokaleve të natës në Klinë nga ora 22:00 – 24:00, u anulua sot me votim të asamblistëve të PDK-së dhe LDK-së, me arsyetimin se është i jashtëligjshëm.
E vetmja ishte AAK që kundërshtoj anulimin e këtij vendimi, përmes asamblistit Valmir Bacaj, i cili kërkoj nga kryesuesi që të presin vendimin e MAPL-së, i cili do të vërtetonte ligjshmërinë ose jo të vendimit të marrë nga Kuvendi Komunal, si dhe kërkoj nga komisioni i votuar që të punojnë në hartimin e rregullorës që do ta rregullonte funksionimin e këtyre lokaleve.
Bacaj kujtoj edhe mendimin e zyrës ligjore të komunës, e cila zyre kishte mendimin e njëjtë si të asamblistit Bacaj, që është MAPL ajo e cila përcakton ligjshmërinë ose jo të atij vendimi.
Megjithatë, ishte insistimi i asamblistëve të PDK-së dhe LDK-së që mundësoj anulimin e atij vendimi, ku vetëm AAK votoj kundër.
Kujtojm këtu që gjatë aksioneve të policisë në këto lokale të natës në Klinë, janë evidentuar ushtrim i shumë dukurive negative që ka rezultuar me arrestime dhe mbyllje të atyre lokaleve.