Pas 12 xhirove, Drita e kryeson renditjen tabelare me 22 pikë, e ndjekur nga Ballkani dhe Gjilani me nga 21, pastaj Drenica me 20 pikë, e pesat është Prishtina me 16 pikë dhe Llapi në vendin e gjashtë me 15 pik.
Po aq sa për garën për titull, luftë e ashpër po bëhet edhe për golashënuesin më të mirë të këtij kampionati.
Gerhard Progni ka shënuar tetë gola pas 12 ndeshje duke e kryesuar listën e golashënuesve.
Pas tij vijnë Kreshnik Uka i Drenicës dhe Ermal Krasniqi i Ballkanit me nga gjashtë gola, por me numër të njëjtë të golave pozicionohet në vendin e katërt edhe Besnik Krasniqi i klubit futbollistik Prishtina.