I moshuri nga Peja preferon jetën e bjeshkëve. Ai thotë se prej 40 vitesh punët i kryen me traktor. Mal Nikçi edhe pse është 93-vjeçar nuk i është dorëzuar shtratit si shumë bashkëmoshatar të tij. Ai qysh në mëngjes zgjohet dhe fillon punët e shtëpisë, kur ka punë.
Jeta nuk ka qenë e lehtë për të pasi i kanë vdekur dy fëmijë. “Kam pasur katër fëmijë por dy i ka marrë Zoti. Duhet të pajtohemi edhe pse është shumë e rëndë që prindi të përcjellë fëmijën në varr. Edhe gruaja më ka vdekur prej 18 viteve”.
93-vjeçari nuk është i kënaqur me gjeneratat e reja pasi sipas tij i kanë të gjitha mundësitë për t’u shkolluar e përparuar.
Pjesën më të madhe të vitit e kalon në Shtupeq, derisa pak muaj gjatë dimrit qëndron të fëmijët në Pejë.
Traktori është miku i tij më i mirë që e shoqëron.
Vozitja e traktorit në bjeshkët ku është lindur e rritur është ndër punët e përditshme. “Prej 40 vitesh traktorin nuk e ndali. E kam edhe djalin që më shëtit me kerr por më pëlqen të lë ndezur edhe traktorin”, tregon i moshuari.