Një rast vjedhjeje ka ndodhur të hënën në Pejë, kur persona të panjohur kanë vjedhur paratë e pagesave në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Sipas raportit të Policisë të hënën, më 25 tetor, në Rrugën “Mbretëresha Teutë”, ankuesja femër kosovare ka raportuar se në QKMF ka ndodhë një vjedhje nga arka e pagesave në vlerë rreth 60 euro.
“Sipas saj dyshohet se persona të panjohur kanë hyrë përmes dritares së objektit”, thuhet në njoftim.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.