Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave me kusht për Komunën e Klinës, në zgjedhjet lokale të 17 tetorit,
Bazuar në këto rezultate, kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Zenun Elezaj, ka marrë më së shumti vota me kusht, 93 sosh.
Në vendin e dytë është renditur Esat Raci nga Partia Demokratike e Kosovës, i cili mblodhi 66 vota me kusht.
Besim Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës mori 31 vota, ndërkaq i katërti u rendit kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Lulzim Dragidella, i cili mori vetëm 25./