Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës në Klinë, Muhamet Gashi përmes një organizimi që u mbajt sot, ka ndarë mirënjohje për punëtorët që janë pensionuar.
Ai me mirënjohje për angazhimin dhe kontributin ka nderuar: Fadil Kryeziun, Elmi Berishës, Abaz Foniqin dhe Grisha Gashin.
Në këtë ngjarje mori pjesë dhe kryetari i sindikatës në nivel qëndror, Ali Gashi.
Aty u çmua lartë kontributi përgjatë gjithë këtyre viteve i ish-punëtorëve, teksa u theksua se puna e tyre është udhërrëfyes për shumë e shumë gjenerata të reja.