Valmir Bacaj në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën, ishte një nga asamblistët më të votuar të AAK-së në Klinës.
Por, Bacaj ani pse ka marrë 700 vota, përmes një postimi të bërë në FB pretendon se i janë vjedhur votat.
Ky është postimi i tij:
Vjedhja industriale e votave brenda partive në listat e kandidatëve do të ndodhë gjithmonë, derisa procesi i numërimit bëhet në vendvotime.
Zgjidhja e vetme është që numërimi i votave të bëhet nga KQZ, në Qendrën e Numërimit, në mbikqyrjen e kamerave.
Për zgjedhjet e fundit, mundësia e vetme është që të gjitha kutitë të shkojnë në rinumërim dhe ata që manipuluan me vota të marrin dënimin e merituar.