Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë tri ditëve të ardhshme në vend.
Sipas PW’së, këto tri ditë do të ketë mot me vranësira.
19.10 – Vransira dhe intervale me diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.
20.10 – Më butë, kryesisht me diell. Në mëngjes mundësi për mjegull/mjegullinë në vise të ulëta.
21.10 – Butë me intervale më të gjata me diell, e ditën edhe vransira kalimtare.
22.10 – Vransira dhe intervale me diell. Në mbrëmje vransirat shtohen.
Temperaturat minimale luhaten nga 3C-5C, e në pjesët e mbuluara me mjegull, minimalet zbresin edhe në 1C e 2C. Temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 17 e 18C ditën e enjte dhe të premte.
Në ditët e para të javës do të dominojnë më shumë qetësitë dhe erërat e lehta nga krahu verior 2-6m/s. Në pjesën e dytë do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e juglindja 3-9m/s.
Shtypja atmosferike shënon rritje lartë mbi vlera normale, e nga dita e enjte me tendencë të rënies.