PDK në Klinë po vazhdon intensivisht takimet me qytetarë. Kryetari i PDK-së dega në Klinë, Sokol Bashota dhe kandidati për kryetar në këtë komunë, Esat Raci, sot u takuan me banorët e fshatit Gllarevë, gjegjësisht me ata të Lagjes Balaj.
Raci u prit me entuziasëm të madh, nga banorët, derisa i pranishëm ishte edhe kandidati për Asamble Komunale nga ky fshat Liridon Morina, i cili mban numrin 29. Raci dhe Morina, u premtuan banorëve që do të jenë krahu i tyre dhe që jeta e secilit do të ndryshoi, me ardhjen në pushtet të PDK-së.
Ndryshe, Liridon Morina është ka lënë Zagrebin për të dhënë kontributin e tij në Kosovë. Ai nipi i heroit të Kosovës, Mehedin Morina. Liridoni ka qenë nxënës i shkëlqyeshëm në mjekësi! Ka përfunduar me sukses fakultetin juridik. Në moshën më të mirë, Liridoni për të punuar ka emigruar në Kroaci.
Liridoni edhe pse është konsoliduar atje, tashmë katër vite, ka shprehur gatishmërinë që të lë Zagrebin dhe të kthehet për të dhënë kontributin e tij për vendlindje.