Pikë e veçantë e programit të Esat Racit është edhe kujdesi ndaj fëmijëve

Kandidati për kryetar të Klinës nga radhët e PDK-së, Esat Raci, përveç takimeve me qytetarë e nëndegë të partisë, plan-programin e tij qeverisës po e pasqyron edhe në rrjetet sociale.

Pikë e veçantë dhe tejet e rëndësishme, është edhe kujdesi për fëmijët.
“Besoj fort se qeverisja e mirë fillon pikërisht më ndjeshmërinë dhe kujdesin ndaj atyre që kanë më shumë nevojë për përkrahje.

Do të angazhohem më vullnetin më të madh, që të jem pranë, familjeve që kanë nevojë për mbështetje ekonomike dhe kategorive me nevoja të veçanta”, shkruan Raci në rrjetin social FB.