U mbajt tryeza me titull “Pritjet e qytetarëve nga qeveria e ardhshme e Klinës”në tryezë morën pjesë qytetarë e kandidatë për kryetar të komunës së Klinës si dhe përfqësues nga OSCE.
10.10.2021
Klinë– Organizata Joqeveritare Zana ka organizuar tryezën me publikun, përfaqësues të Bashkësive Lokale si dhe kandidatë për kryetar të komunës së Klinës me temën “Pritjet e qytetarëve nga qeveria e ardhshme e Klinës”
Në tryezën e organizuar më 10 tetor ishin të ftuar katër kandidatët për kryetar komune, tre nga kandidatët kanë marrë pjesë në tryezë, kandidatët nga radhët LDK-së, PDK-së dhe Vetëvendosjejs i janë përgjigjur ftesës për diskutim, ndërsa kandidati nga Aleanca për Ardhmerinë e Kosovës s’ është përgjigjur ftesës.
Në tryezë u diskutua rreth pritjeve dhe prioriteteve gjatë mandatit të ardhshëm si dhe kërkesave të qytetarëve që janë identifikuar përmes Forumeve të diskutimit në po thuaj të gjitha bashkësitë lokale të Komunës së Klinës.
Kandidatët pjesëmarrës në tryezë janë zotuar se brenda një afati të shkurtër qytetarët e Klinës do të kenë ujë të pijes,ndriqim publik, impianteve për trajtimin e ujërave të zeza, investime në shkolla, shēndetësi dhe programe tjera , po ashtu Kandidati nga PDK është zotuar për një kod buxhetor për rininë, Kandidati nga LDK është zotuar se do ti përkrahin farmerët me projekte direkte në bujqësi ndërsa Lulzim Dragidella është zotuar për formën e mësimit Dual e programe tjera.
Ky aktivitet mbahet në kuadër të Aktivitetit për Bashkëpunim në Komunitet, i financuar nga USAID dhe i përgatitur nga OJQ ZANA.
Përmbajtja e këtij debati është në përgjegjësi të vetme të OJQ Zana dhe nuk paraqet medoemos pikëpamjet e USAID-it apo të Qeverisë së SHBA-së.