Kandidati për kryetar të Klinës nga Lëvizja Vetëvendosje, Lulzim Dragidella në Debat Pernime ka thënë se nëse merr mandat do të shohë mundësinë t’u falë borxhet qytetarëve që nuk mund t’i pagujnë ato për pronat komunale që i kanë shfrytëzuar.
“Është e palogjikshme që të mblidhen kaq shumë borxhe. Kjo çështje do të rregullohet me mua. Do të shihet mundësia, nëse është e mundur do të falen disa borxhe qyetarëve që nuk kanë mundësi të paguajnë por të fillojnë që qytetarët të mësojnë që duhet të paguhen taksat komunale”, tha ai.
Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Klinës, diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.
Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Klinës; Besim Hoti nga LDK; Esat Raci nga PDK; Lulzim Dragidella nga LVV; Zenun Elezaj nga AAK.
Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Klinës: Fatjona Gashi nga AAK; Marigona Racaj nga LDK; Mendehie Duraku nga PDK; Teuta Mulaj nga LVV.