Numri i 2 në listën e PDK-së në Malishevë po gjen përkrahje ngado.
Bledar Kryeziu është vetëm 20 vjeçar, i cili vijon studimet në Fakultetin e Arkitekturës.
Ai sot u takua me banorët e fshatit Astrazup ku edhe mori përkrahje.
I riu iu premtoj bashkëqytetarëve të tij se do të jetë zë i fuqishëm i tyre.
Në takim ishte edhe kandidati për kryetar të PDK-së në Malishevë Isni Kilaj.
Ky i fundit me bindje të plot u shpreh se Malisheva tashmë ka zgjedhur PDK-në dhe programin e kësaj partie.