Mbrëmë në fshatin Mleqan të komunës së Malishevës ka ndodhur një vjedhje me ç’rast kanë grabitur 7 mijë euro të gatshme dhe një sasi stoli ari,
Sipas raportit të PK-së, dy persona gjatë ikjes janë kapur nga banorët e fshatit.
Të dyshuarit janë janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Fsh. Mleqan, Malishevë 04.10.2021 – 20:30. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit me forcë kanë depërtuar në brendinë e shtëpisë së viktimës mashkull kosovar dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme rreth 7000 euro. Të njëjtit në ikje janë kapur nga banorët e fshatit, ndërsa si prova materiale u anë sekuestruar: një pistoletë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast, 1400€ par të gatshme dhe disa stoli ari. Afër vendit të ngjarjes është gjete një pistoletë me 3 fishekë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast nga të dyshuarit, një gëzhojë fisheku dhe disa stoli ari. Të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.