Qytetarët zgjedhin kryetarin e tyre që së bashku të zhvillojnë qytetin në interes të tyre dhe jo anasjelltas. Në qytetin e Klinës kryetari aktual ka zhvilluar projekte dhe synon të realizoj projekte që bien në kundështim me interesat e shumicës së qytetarëve.
Ai ka disa vite që tenton të ndërtoj fabrikën e çimentos në pjesën më të rëndësishme dhe me kualitet të lartë për zhvillimin e bujqësisë. Ndërtimi i fabrikës në fshatrat Dollc, Dresnik dhe Gremnik nuk dëmton vetëm këto fshatra por tërë rrafshin e Dukagjinit. Qytetarët e Klinës dhe asambleja komunale e kanë kundërshtuar dhe vazhdojnë ta kundërshtojnë sepse përfitimet që ata do të kenë nga kjo fabrikë janë zero ndërsa degradimi mjedisor që ka potencial të shkaktoj kjo fabrikë në shëndetin e tyre dhe zhvillimin e qytetit dhe zonës përreth do t’iu kushtoj edhe gjeneratave që vijnë.
Banorët e fshatrave Dollc, Dresnik dhe Gremnik kanë mbledhur mbi 4000 nënshkrime kundër fabrikës. Vetëm pse janë kundër kanë ndëshkuar duke mos iu dërguar as edhe një investim të vetëm.
Në cilësinë e kryetares së Komisionit Parlamentar për Mjedis jam me qytetarët për jetën dhe zhvillimin e qëndrueshëm dhe do të jem afër tyre në çdo moment.
Tani qytetarët e Klinës kanë një kandidat të shkëlqyeshëm që do të jetë në shërbim të tyre për zhvillimin e qytetit e për ngritjen e mirëqenies së tyre.
Qytetetarët e Klinës do të zgjedhin jetën dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
#bashkëqeverisim
#LulzimDragidella
#Jofabrikëssëçimentos
#pojetësdhezhvillimittëqëndrueshëm