Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sontme në dalje të Klinës, gjegjësisht në pjesën e njohur si Perlina.
Në këtë aksident janë përfshirë dy automjete, një veturë dhe një autobus i linjës Istog – Prishtinë.
Si pasojë ka të lënduar, ndërsa Klina.info mëson se dyshohet edhe për një të vdekur.
Në vend të ngjarjes ka dalë autoambulanca, dhe njësitet e Policisë që po merren me hetimet.