Sot, isha në një takim mes miqsh. Bashkë me akademik Prof. Dr. Habil Bajram Berisha, i cili është profesor në Universitetin Teknik në Mynih të Gjermanisë dhe në Universitetin e Prishtinës, diskutuam rreth problemeve të ndryshme dhe ideve të reja se si t’i zgjidhim ato.
Prof. Bajrami është agronom dhe veterinar, ai është i gatshëm të më keshillojë në çdo moment.
Ky takim u bë edhe më i frytshëm me praninë e Dr. Ali Caka, i cili është ekspert i gjuhësisë kompjuterike dhe i administratës publike.
Bashkë me Prof. Ali Cakën diskutuam rreth ideve të reja për çështjen e mundësisë së zbatimit të metodave të reja që do të jenë në shërbim të qytetarëve, ku ai me kënaqësi do të më këshillojë në fushën e dixhitalizimit të administratës komunale.