Kandidati për kryetar të Klinës nga PDK, Esar Raci sot ka prezantuar kandidatët për asamble komunale.
Ndërsa Raci ka publikuar një status të gjatë në rrjetin social FB ku ka falënderuar kryetarin e Degës së PDK në Klinë, Sokol Bashotën pë përkrahjen dhe gjithë aktivistët e partisë.
Pēr më shumë ky është postimi i plotë:
Të dashur anëtarë dhe përkrahës të PDK-së,
Kolegë e bashkëpunëtorë nga ish-strukturat udhëheqëse të Degës së PDK-së,
Shumë të nderuar anëtarë të kryesisë së Degës, anëtarë të kryesisë dhe kryetarë të nëndegëve,
I dashur dhe i respektuar kryetar i Degës, miku im, Sokol Bashota.
Më lejoni që nëpërmjet këtij statusi në FB, në këtë fillim fushate elektorale, të ju drejtohem si bashkudhëtar juaji nëpër shumë sfida dhe shumë suksese gjatë dy dekadave e më shumë të frymëmarrjes në Liri e demokraci. Të ju drejtohem si bashkëpunëtor e shoku juaj që gjithmonë i kemi përballuar dhe tejkaluar bashkë vështirësitë dhe i jemi gëzuar po ashtu bashkë sukseseve.
Dua që çdo njërin nga aktivistët e PDK-së, anëtarët e strukturave udhëheqëse nga mandatet e kaluara dhe të tanishëm, çdo njërin nga përkrahësit, motivuesit, kritikët, t`i falënderoj veç e veç, për angazhimin e pakursyer, për kontributin e pamohueshëm, për të mirat që kanë sjellë në rritjen, zhvillimin dhe organizimin e PDK-së dhe nëpërmjet PDK-së edhe Komunës tonë të dashur, Klinës.
Më lejoni dhe ju lutem që të pranoni mirënjohjen time për besimin e dhënë në vazhdimësi, mua , kryetarit Bashota dhe PDK-së, në çdo palë zgjedhje, duke e radhitur të parën për pesëmbëdhjetë vjet me radhë. Pa përkrahjen tuaj dhe besimin e dhënë, nuk do të ishim këtu ku jemi, nuk do të rritej e zhvillohej PDK, nuk do të rritej mirëqenia e qytetarit të Klinës, e as Klina nuk do të ishte kaq e bukur sa është sot.
Po e nisi këtë garë për kryetar të Komunës e po i futem kësaj sfide me besimin e plotë në fitore për disa arsye, e një ndër to është se kam mbështetjen e plotë të shokut tim dhe tuajit. Njeriut që kurrë asnjë vështirësi nuk e ka gjunjëzuar. Kam besimin e kryetarit më të suksesshëm që Klina dhe Kosova ka pasur ndonjëherë, Sokol Bashota.
Gjatë shumë takimeve të zhvilluara nëpër fshatra e BL kemi konstatuar dëshirën, vullnetin dhe gatishmërinë e qytetarëve të Klinës që në udhëheqje të Komunë të kthehet serish PDK. Kemi biseduar me qytetarët e Komunës dhe jemi konsultuar me ta. E duan PDK-në në pushtet që të vazhdohet ritmi i shkëputur i investimeve. Populli i Klinës duan projekte konkrete që prekin mirëqenien e tyre e jo “fasada”, dëshirojnë që ata të jenë pjesë e vendim-marrjes dhe jo të injorohen.
Bashkë për Klinën, bashkë në rikthimin e qeverisjes së mirë dhe bashkë në qeverisjen e ardhshme të Komunës sonë.
Dalshim faqebardhë!