Me këtë këngë e përkujton Rexhep Selimi vëllain e Ramush Haradinajt

Deputeti i Vetëvendosjes dhe njëri nga eprorët e parë të UÇK-së ka kujtuar bashkëluftëtarin e tij në 22 vjetorin e lindjes.

Rexhep Selimi ka kujtuar heroin Luan Haradinajn me një këngë të Mujë Krasniqit po ashtu hero i kombit.

Rexhep Selimi dhe Mujë Krasniqi ishin ata që për herë të parë dolën publikisht më 28 nëntor të vitit 1997 me emblema të UÇK-së.

Me ta ishte edhe deputeti Daut Haradinaj, vëlla i heroit Luan Haradinaj.

Postimi i Rexhep Selimit në Facebook:

NE PERVJETORIN E LUANIT

Si ne cdo pervjetor, edhe sot, 22 vite nga renia e Luanit, ende po e ndiej te fresket kengen qe e kendonte Muje Krasniqi:

“…Pyesin Zanat per Luanin
Kush e rriti ket’ shtatlis
N’sy i shendritke rrezja e diellit
Plaga n’ball hie i kish

Me jau shtu shokeve barotin
Si shqiponje malet kalonte
Balle per balle me hordhite serbe
Pushka e tij sa mire kendonte!

Ne Gllogjan lindi Luani
Per Liri e rriti nana
Amanet t’ia ruani pushken
Po ua lam’ juve o zana”

RS