Sot takova kryetarin z. Zenun Elezaj. Ky ishte një takim shumë i frytshëm, e urova për rikandidimin, i diskutuam dhe i shfaqëm idetë tona më të mira, duke shpresuar dhe uruar në një garë të drejtë dhe demokratike, sepse në fund fituesja kryesore do të jetë Komuna e Klinës, andaj edhe bashkëpunimi ynë është gjithnjë i domosdoshëm pavarësisht planprogramit dhe ideve të ndryshme që kemi.
Ne vazhdojmë, pasi neve po na presin punë të shumta, kurse Komunën e Klinës po e presin ndryshime të mëdha!