Shoqata e Kombanjerëve në Klinë të pakënaqur me formën e aplikimit për subvencione nga Ministria e Bujqësisë

Shoqata e Kombanjerëve në Klinë, janë shprehur të paknaqur ndaj formës së aplikimit për subvencionet e kulturës së grurit dhe çmimit të naftës për bujqësi.

Ata kanë thënë për Klina.info se do ta bëjnë edhe një peticion, të cilin më pas do ta dërgojnë tek Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Kujtojmë që dje, e njëjta ministry ka hapur periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione për disa kultura dhe aktivitete bujqësore.