Inxhinierja e Mjedisit Ilirjana Toplanaj synon ulese ne Asamblen e Klines

Të nderuar qytetarë të Klinës.

Jam Iliriana Toplanaj, vij nga fshati Pograxhë i Komunës së Klinës. Jam Inxhiniere në Agroekologji dhe Agromjedis. Gjithmonë duke e pasur dëshirën e madhe të kontribuoj për vendin tim, kam vendosur që ti hyj garës për asamble komunale me numrin 13✅.

Kudo që kam pasur përgjegjësi publike, jam përpjekur për të ndihmuar dhe ndryshuar gjendjen për të mirë. Me krenari për të kaluarën e vendit tonë, sot vendosim për të ardhmen e komunës tonë. Për mua natyra është e shenjtë, njëjtë sikur që është dhe besimi I cili po kërkoj nga ju. Kërkoj besimin dhe votën tuaj që të jem zëri juaj dhe të punojmë së bashku që të adresojmë nevojat që ka komuna jonë.

Dua të jem zëri i të gjithëve sidomos i grave dhe të rinjëve të Klinës. Dua që Klina jonë të jetë e pastër dhe e gjelbër. Dua që ne të bëjmë ndryshimin së bashku dhe jo të zë edhe një vend më tepër.

Andaj, ju ftoj të gjithëve që në këto zgjedhje të mbështesni Aleancën Për Ardhmërinë e Kosovës me Prof. Dr. Zenun Elezaj si parti e vetme që garanton siguri, stabilitet dhe mirëqenie. Çdo votë është shumë e rëndësishme dhe pesha e saj është shumë e madhe, andaj mbështetja e juaj për mua është obligim që të mbajmë përgjegjësi.

IT

#AAK #13