Spitali i Pejës ka njoftuar se pas më shumë se dy javësh sot ka më shumë pacientë me Covid-19 të shëruar se sa pacientë të pranuar.
Sipas njoftimit nga spitali aktualisht janë 210 pacientë me COVID-19 të hospitalizuar.
Njoftohet se 170 pacientë janë me oksigjenoterapi, shtatë pacientë në CPAP, 11 pacientë të shëruar dhe 10 pacientë të pranuar.