Ndonëse është rritur interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar kundër COVID-19, shumë prej tyre nuk po kanë mundësi të marrin vaksinën, kjo për shkak që nuk po arrijnë të gjejnë termine të lira për t’u vaksinuar.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, mbrëmë në konferencën e mbajtur pas mbledhjes urgjente të mbajtur me Këshillin e Sigurisë Kombëtare, ka lënë të nënkuptohet se vendi po përballet me mungesë të vaksinave për imunizimin ndaj koronavirusit. I njëjti ka bërë thirrje edhe që të merret vaksina AstraZeneca, krahas asaj të kompanisë Pfizer.
Ndërsa, sot pritet të vijnë edhe 55 mijë doza të reja të vaksinës njofton bashkëpunëtori i kryeministrit Kurti, Arianit Beqiri.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Beqiri shkruan se në stoqe janë 38,610 vaksina Pfizer dhe 132,438 vaksina AstraZeneca.
” – 38,610 vaksina Pfizer në Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik (IKShPK). Mirëpo, janë edhe +15,000 vaksina që janë nëpër komunat përkatëse. – 132,438 vaksina AstraZeneca. Sot pritet të vijnë rreth 55,000 doza të reja