Federata e Boksit e Kosovës vazhdon sipas planprogramit të paraparë për përgaditje bazike të boksiereve të Kosovës para fillimit të garave të pjesës vjeshtore.
Sot me 27 gusht boksierët e Kosovës të të gjitha grupmoshave udhëtuan në përgaditje të përbashkëta bazike në Brezovicë.
Ata do të qëndrojnë 8 ditë, ndërsa 2 boksierë janë nga Klubi Dukagjini, Rexhë Morina dhe Planet Berisha. Këta të fundit të shoqëruar do të jenë nga drejtori dhe trajneri i klubit, Ramiz Balaj.
Ndryshe, me datën 29 shtator, do të mbahet edhe turniri i boksit në Klinë, që i kushtohet tre dëshmorëve të kombit;Sylë , Idriz dhe Milazim Balaj.
Turniri do të zhvillohet në palestrës “Adem Jashari”.