Sot kemi pranuar disa karroca për persona me nevoja të veçanta nga z.Mehmet Thaqi i cili në vazhdimësi ka ndihmuar komunën tonë dhe është përkujdesur për kategoritë në nevojë. Z.Thaqi vite me radhe ka kontribuar me ndihma për kategoritë sociale dhe se fundmi ka sjellë edhe këto karroca për nevojat e QKMF-së në komunën tonë.
Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale e falënderon z.Mehmet Thaqin për kontributin e dhënë dhe për përpjekjet e tij të vazhdueshme që edhe në këtë kohë pandemie të ndihmoj vendin tonë. Puna dhe përkushtimi i tij është nje model i mire se si duhet ta duash vendin dhe të përkujdesesh për qytetaret tuaj.
Faleminderit z.Thaqi për kontributin tuaj!
Mirënjohje nga ne dhe qytetarët Klinas!