LAJMI I FUNDIT Kolegji Universum tejkaloi numrin maksimal të regjistrimit të studentëve (Dokument) Kolegji Universum tejkaloi numrin maksimal të regjistrimit të studentëve (Dokument)
LajmeKosova me vdekshmërinë më të lartë në Evropë nga ajri i ndotur
08:41 | 23 Shtator 2019
Për vite me radhë fusha e ambientit nuk ka qenë prioritet i qeverive, të cilat kanë udhëhequr me Republikën e Kosovës.
Ekspertët e mjedisit thonë se aksionet e ndërmarra e strategjitë e hartuara për përmirësimin e gjendjes së ambientit nuk kanë gjetur asnjëherë zbatimin e duhur, shkruan sot gazeta “Zëri”.
Krijimi i një ambienti të pastër po vazhdon të mbetet sfidë për Republikën e Kosovës. N
iveli i lartë i ndotjes tash e sa kohë është shndërruar në një prej problemeve kyçe me të cilin po ballafaqohet mjedisi në Kosovë.
Deponitë ilegale dhe deponitë legale, që janë në gjendje të mjerueshme, po e rëndojnë edhe më shumë gjendjen e ambientit në Kosovë.
Për përmirësimin e kësaj situate gjatë viteve janë hartuar dokumente, strategji e udhëzime administrative, por zbatimi i tyre nuk është jetësuar asnjëherë në plotësi.
Se Kosova po përballet me nivel të lartë të ndotjes së ajrit ka konstatuar edhe Agjencia Evropiane e Mjedisit.
Në raportin “Cilësia e ajrit në Evropë – 2018”, të publikuar nga kjo agjenci, thuhet se nga ajri i ndotur në Kosovë kanë vdekur 3 mijë e 700 persona për një vit, duke bërë Kosovën të renditet e para në Evropë sa i përket kësaj çështjeje.