Përmes disa aktiviteteve, sot është shënduar “Dita e Institucionit të QKMF-së”, në Klinë.
Ditë kjo e cila edhe lidhet me ditëlindjen e humanists shqiptare, Nënë Tereza, emrin e së cilës mbanë ky institucion.
Në ceremony morën pjesë menaxhmenti i QKMF-së, kryetari i komunës, Zenun Elezaj, komandanti i Stacionit të Policisë në Klinë, toger Ragip Bytyqi, por dhe të ftuar të tjerë.
Me këtë rast, drejtori i QKMF-së, dr.Haxhi Ibishi tha se kjo qendër shëndetësore me krenari mbanë emrin e shqiptares me të famshme, humanistes Nena Terezë, teksa falënderoi të gjithë punonjësit shëndetësorë që dhanë kontribut gjatë përballjes me pandeminë COVID-19.
Gjatë ceremonisë festive u ndanë mirënjohje për institucionet bashkëpunëtore të këtij institucioni shëndetësor.
Për kontributin, raportimin e drejtë dhe të shpejtë, mirënjohje u nda edhe për portalin Klina.Info me pronar Avni Berisha.
Me mirënjohje post mortum u nderuan edhe dr.Gjon Gjidoda dhe Qamil Morina.
“Dita e Institucionit të QKMF-së”, u përmbyll me një lojë miqësore futbolli në mes QKMF-së në Klinë dhe kolegëve të tyre nga Bashkia e Krumes në Shqipëri.