Forca e Sigurisë së Kosovës gjatë një vizite dje në QKMF “Nënë Tereza” në Klinë ka dhuruar 200 maska për stafin mjekësor dhe është interesuar për gjendjen e komunës tonë në përballje me COVID 19. FSK gjatë gjithë kohës sa vendi ynë po përballët me pandeminë ka qënë e gatshme për të asistuar, ndihmuar dhe të jep kontributin e saj në shërbim të vendit.
Në emër të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, dhe në emër të stafit të QKMF “Nënë Tereza” në Klinë, i falënderojmë për kontributin e tyre ne ruajtjen e sigurisë se vendit dhe gjithashtu për interesimin dhe kujdesin që kanë për të na dalë në ndihme në këto ditë ku në vendin tonë ka rritje enorme të të infektuarave me COVID 19.
FSK mbetet forca e cila garanton siguri për vendin tonë, prandaj meritojnë mirënjohje dhe falënderim nga secili prej nesh.