Treni godet një person në tunel të Ujmirit, dyshohet se ka vdekur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek tunelli në fshatin Ujmirë.

Burime të Klina.info mësojnë se një person është goditur nga treni, derisa dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Ende nuk dihet për identitetin e të ndjerit, ndërsa njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës po merren me rastin./Klina.info/