Prokuroria Themelore e Pejës, ka njoftuar për arrestimin e 7 pesonave pas dyshimeve për keqpërdorim të detyrës zyrtare për ndërtimet e kundërligjshme.
Pas hetimeve shtatë personat e dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare për ndërtimet e kundërligjshme janë ndaluar në polici pas bashkëpunimit të Policisë së Kosovës me Prokurorinë Themelore të Pejës, shkruan lajmi.net.“Prokuroria Themelore në Pejë në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Krime Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, gjatë ditës se sotme fillimisht ka shoqëruar në stacionet policore përkatëse shtatë (7) zyrtarët e dyshuar, të cilët pas intevisitmit me urdhër të prokurorit të shtetit janë dërguar në ndalim 48 orësh”, thuhet në njoftim.Të ndaluarit e sotëm janë:A.K – Drejtor i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike në Komunën e Pejës;
M.N- Drejtor i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës;
M.B – Inspektor i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Pejës;
A.LL Zyrtarë ligjor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi në Komunën e Pejës;
O.K Ish punëtorë i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike (i angazhuar ende në punë) në Komunën e Pejës;
P.T dhe P.B (Gjeodet të licencuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës). /